Studio ligjore "AC Law Group"

Vepron në sektorin e së drejtës civile, tregtare, penale dhe administrative.

Asistencë Juridike

Studioja ofron asistencë në të gjithë territorin kombëtar dhe për çfarëdolloj problemi juridik.

Konsulenca OnLine

Një zgjidhje të lehtë dhe të prekshme nga të gjithë.

Tel
+35544303990

Kush Jemi

Studio ligjore "AC Law Group" vepron në sektorin e së drejtës civile, penale dhe administrative, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës kontraktore dhe të drejtës tregtare. Studioja ofron asistencë juridike në të gjithë territorin kombëtar dhe për çfarëdolloj problemi juridik.

Ofron asistencë dhe konsulencë juridike në lidhje me veprime të administrimit të përditshëm apo të jashtëzakonshëm, ku përfshihen shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja.

Më konkretisht merremi me themelimin, administrimin, këshillimin, shkrirjet dhe bashkimet e shoqërive tregtare, si dhe shumë aspekte që kanë të bëjnë me aktivitetin e tyre të përditshëm, siç mund të jetë asistenca në hartimin e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Klientët tanë mund të mbështeten në seriozitetin dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, të cilët do ti asistojnë ata hap pas hapi.

Në fakt, në Studion tonë tregojmë një kujdes të veçantë për klientin duke i ofruar atyre zgjidhje ligjore të një cilësie të lartë, zgjidhje që i ndihmojnë ata në arritjen e objektivave të tyre dhe këtë e bëjmë duke u bazuar në standardet më moderne të adoptuara nga vendet me legjislacion të përparuar. Studioja disponon një arkiv elektronik, një sistem informatik kërkimi dhe një bibliotekë juridike të plotë dhe vazhdimisht të përditësuar të legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Bashkëpunëtorët Profesional

Besnik ÇEREKJA

Avokat

Email : bcerekja@ac-lawgroup.com

Eridona ÇEREKJA

Avokat

Email : ecerekja@ac-lawgroup.com

Klodian META

Avokat

Email : metak@ac-lawgroup.com

Lulëzim BARJAMEMAJ

Avokat

Email : lbarjamemaj@ac-lawgroup.com

Apliko Tani